Medvedev ka shpërthyer ndaj ish kryeministrit britanik, i cili ka deklaruar se Ukraina duhet të pranohet në NATO pa kushte, duke e quajtur Boris Johnson një psikopat që duhet të shtrohet në një spital psikiatrik.
“Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka propozuar pranimin “pa kushte” të Ukrainës në NATO. Por është ai, një i çmendur në pension, që duhet të shtrohet pa kushte në një spital psikiatrik.
Me deklaratën e tij, ai ka bërë qartë thirrje për fillimin e Luftës së Tretë Botërore,” tha Medvedev në një postim në Telegram.
/abcnews.al