Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Në shtatorin e vitit 1993, presidenti rus Boris Yeltsin i shkroi një letër presidentit amerikan Bill Clinton. Letra niste me fjalët “I dashur Bill”, dhe vijonte më tej me shkëmbimin e sinqertë të mendimeve midis dy udhëheqësve. Dhe pastaj hynte direkt në temë.
Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke ishin të interesuara për t’u bashkuar me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e cila ishte një burim shqetësimi për presidentin rus.
Sigurisht, vuri në dukje Jelcin, çdo vend mund të vendosë vetë se në cilën aleancë do të donte të ishte pjesë. Por publiku rus, vazhdoi ai, e pa zgjerimin lindor të NATO-s si “si një lloj izolimi” të Rusisë. Ajo letër shënoi herën e parë që Rusia e akuzonte Perëndimin se e kishte shkelur premtimin e saj, raporton abcnews.al
Dhe pavarësisht se amerikanët e hodhën poshtë atë akuzë, nuk u gjet asnjëherë një zgjidhje për këtë konflikt, një situatë e cila ka pasur pasoja të gjera dhe që vazhdojnë edhe në ditët e sotme.
Në vitet që pasuan letrën e Yeltsin, NATO ka pranuar në aleancë 14 vende të Europës Lindore dhe Juglindore.
Dhe Kremlini është ankuar në çdo rast se është mashtruar nga Perëndimi. Madje presidenti aktual rus Vladimir Putin deklaroi: “Na mashtruat në mënyrë të turpshme!” Sot thelbi i zemërimit të Kremlinit nuk është më ekskluzivisht Traktati Dy Plus Katër, por të gjitha marrëveshjet e negociuara që nga rënia e Murit të Berlinit.
“Në vitet 1990 na premtuat se NATO nuk do të lëvizte asnjë centimetër në Lindje, ”deklaroi Putin në fund të janarit.
Dhe ai po e përdor këtë histori për të justifikuar kërkesat e tij aktuale për një garanci me shkrim, se Ukraina nuk do të pranohet kurrë në aleancën perëndimore. Muajin e kaluar, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u shkroi një letër homologëve të tij perëndimorë, në të cilën ai përmendi disa ankesa të tjera.
Ai u përqendrua në veçanti në Kartën për Sigurinë Europiane, e bazuar tek marrëveshjet e arritura në vitin 1990. Lindja dhe Perëndimi kishin rënë dakord në atë kohë se çdo vend ka të drejtë të zgjedhë lirisht aleancën ku dëshiron, duke theksuar gjithashtu “pandashmërinë e sigurisë”.
Atëherë, a ka të drejtë Putin kur thotë se Rusia është mashtruar nw lidhje me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes?
Për diskutimet e ndryshme midis Perëndimit dhe Moskës pas rënies së Murit të Berlinit, nuk mungojnë rrëfimet nga një sërë dëshmitarësh. Në vitin 1990, një mori politikanësh dhe zyrtarësh të rangut të lartë nga Moska, Uashingtoni, Parisi, Londra, Boni dhe Berlini Lindor u mblodhën për të diskutuar mbi ribashkimin e Gjermanisë, mbi çarmatimin e NATO-s dhe të Traktatit të Varshavës, si dhe mbi një kartë të re për Konferencën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Eiropë (KSBE), e cila u bë në vitin 1995 Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).
Roland Dumas, që ka qenë Ministër i Jashtëm i Francës në vitin 1990, do të deklaronte më vonë se pati një zotim se trupat e NATO-s nuk do të përparonin më pranë territorit të ish-Bashkimit Sovjetik. Por Sekretari amerikan i Shtetit në atë kohë, James Baker, ka mohuar të jetë bërë ndonjëherë një premtim i tillë, raportona abcnews.al
Megjithatë Jack Matlock, që ka qenë në atë kohë ambasador i SHBA-së në Moskë, është shprehur se Bashkimit Sovjetik iu dhanë “garanci kategorike” se NATO nuk do të zgjerohet drejt Lindjes.
Ndërkohë versioni që jep mbi këtë çështje Mikhail Gorbachev, lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, janë shumë konfuze. Në një rast, ai ka thënë se kancelari gjerman Helmut Kohl dhe amerikanët i kishin premtuar se NATO “nuk do të lëvizë asnjë centimetër më në Lindje”.
Por në një rast tjetër, ai tha se “tema e zgjerimit të NATO-s nuk është diskutuar asnjëherë”.
E megjithatë ai këmbënguli se Perëndimi e kishte shkelur frymën e marrëveshjeve të arritura në atë kohë. Fatmirësisht ka shumë dokumente të disponueshme nga vendet e ndryshme që morën pjesë në bisedime, përfshirë memorandume nga bisedat, transkriptet e negociatave dhe raportet.
Dhe sipas këtyre dokumenteve, SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Gjermania ia bënë të qartë Kremlinit se anëtarësimi në NATO i vendeve si Polonia, Hungaria dhe Republika Çeke nuk mund të vihej në diskutim.
Në marsin e vitit 1991, kryeministri britanik John Major premtoi gjatë një vizite në Moskë se “nuk do të ndodhë asgjë e tillë”. Ku u hodh ky hap, Yeltsin u zemërua shumë. Ai dha miratimin e tij për zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes në vitin 1997, por u ankua se po e bënte këtë vetëm sepse e kishte detyruar Perëndimi.
Natyrisht, që nga periudha pas rënies së Murit të Berlinit, nuk ka asnjë marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis dy palëve. Debati nëse Perëndimi e ka shkelur premtimin e tij, varet tërësisht nga fakti se sa të detyrueshme i beson dikush se janë garancitë e dhëna nga Major dhe të tjerët.
Përplasjet mbi zgjerimin e NATO-s drejt Lindjes, filluan që në janarin e vitit 1990 me një nismë të Ministrit të Jashtëm gjerman Hans-Dietrich Genscher.
Në të gjithë Europën Lindore, popujt kishin rrëzuar qeveritë, dhe Genscher ishte i shqetësuar për reagimin e mundshëm të Kremlinit. Ai kishte ende kujtime të gjalla nga kryengritja e vitit 1956 në Hungari, ndaj ishte i përgatitur të bënte lëshime të mëdha për Kremlinin.
Në një fjalim të 31 janarit 1990, ai propozoi që NATO të publikonte një deklaratë, e cila të citonte: “Çfarëdo që të ndodhë me Paktin e Varshavës, nuk do të ketë zgjerim të territorit të NATO-s në Lindje dhe më afër kufijve të Bashkimit Sovjetik”.
Fjalimi i Genscher u prit mirë nga qeveritë aleate në Britani, SHBA, Francë dhe Itali. Në një diskutim me homologun e tij në Londër, Genscher tha se duhej garantuar Moska se “edhe nëse ndryshon qeveria atje, Hungaria nuk do të bëhet pjesë e aleancës perëndimore”.
Homologu i tij amerikan Baker “nuk u entuziazmua” nga kjo ide, por e konsideroi atë më të mirën që kishim për momentin. Shqetësimi kryesor i aleatëve perëndimorë në atë kohë ishte nëse një Gjermani e bashkuar do të mbetej apo jo në NATO, dhe jo e ardhmja e vendeve të Europës Lindore, të cilat të gjitha ishin ende pjesë e Traktatit të Varshavës.
Por që në shkurtin e vitit 1990, nuk ishte më sekret që disa vende të Europës Lindore kishin filluar të ëndërronin anëtarësimin në NATO. Vetë Perëndimi bëri disa deklarata të përgjithshme. Presidenti i SHBA-së Xhorxh H.W Bush, tha: “Ne nuk kemi asnjë qëllim të dëmtojmë në ndonjë lloje mënyre Bashkimin Sovjetik”.
Presidenti francez François Mitterrand i tha Gorbachev se ai ishte “personalisht në favor të çmontimit gradualisht të blloqeve ushtarake”. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Manfred Wörner shprehu më vonë kundërshtimin e tij të qartë ndaj zgjerimit të aleancës perëndimore.
Mesazhi ishte i qartë. Nëse Gorbaçovi do të jepte miratimin e tij për ribashkimin e Gjermanisë brenda NATO-s, Perëndimi do të synonte të krijonte një arkitekturë sigurie perëndimore që merrte parasysh interesat e Moskës.
Deklarata të tilla duket se mbështesin pohimet e Putinit, se Perëndimi e ka “mashtruar” qëllimisht Rusinë. Por kjo pikëpamje është e gabuar. Vitet 1990 ishin dekada të qëllimeve të mira dhe e iluzioneve të mëdha nga të dyja anët.
Gorbachev premtoi se Kremlini do të promovonte demokracinë, se do të respektonte të drejtat e njeriut, dhe se do të njihte të drejtën e vendeve për vetëvendosje.
Madje ai la të hapur mundësinë që vetë Bashkimi Sovjetik të bëhej anëtar i NATO-s. Për njëfarë kohe u duk sikur Rusia ishte gati për reforma. Por më pas, procesi i reformave u ngadalësua dhe mosbesimi filloi të rritet, raporton abcnews.al
Shumë amerikanë me origjinë nga Europa Lindore jetonin në shtetet vendimtare të perëndimit, dhe kjo e nxiti Bill Clinton që të vendoste përfundimisht ta zgjeronte aleancën. Duke vepruar kështu, Perëndimi nuk shkeli asnjë traktat, edhe pse ishte në kundërshtim me frymën e mirëkuptimeve të arritura në vitin 1990.
/abcnews.al