Anëtarësimi i Ukrainës në BE/ Krisafi: S’mund të hapë negociatat pasi është në luftë

schedule13:40 - 1 Maj, 2024

schedule 13:40 - 1 Maj, 2024

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare Ledion Krisafi tha se Ukraina s’mund të hapë negociatat pasi është në luftë me Rusinë.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC Neës, ai tha se Ukraina është një vend me korrupsion të lartë, teksa u ndal edhe te Moldavia, ku tha se nuk përmbush asnjë standard për të qenë pjesë e BE-së.

“Ukraina nuk mund të nisë negociata kur është në luftë. Është një luftë ku muajt e fundit Ukraina është duke humbur. Ideja është që në fillim duhet të përfundojë lufta në Ukrainë dhe më pas negociatat. Ukraina vazhdon të jetë një vend me korrupsion. Ka shumë situata kom plekse që nuk është gati të hapë negociatat. Be ka bërë çdo gjë në shenjë solidariteti.

Edhe Moldavia nuk përmbush asnjë standard, është shumë pas vendeve të Ballkanit Perëndimor. Të dyja këto nuk duhen lidhur me Ballkanin Perëndimor”, tha Krisafi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!