Anëtarësimi i Suedisë në NATO, Erdogan pritet të takohet të hënën me kryeministrin suedez

schedule09:28 - 7 Korrik, 2023

schedule 09:28 - 7 Korrik, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristerson do të takohen të hënën në Vilnius në një përpjekje për të hequr veton turke për anëtarësimin e Suedisë në NATO, njoftoi sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Ka ardhur koha që Suedia t’i bashkohet Aleancës,” tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel, duke shtuar se ai shpresonte për një rezultat pozitiv të bisedimeve për samitin e Aleancës që fillon të martën në kryeqytetin lituanez.

Anëtarësimi i vendit nordik në NATO është afër, theksoi ai, pas një takimi që pati me ministrat e jashtëm të Turqisë, Suedisë dhe Finlandës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!