Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, thotë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE është prioritet strategjik.
Në një konferencë për mediat, Hoxha u shpreh se integrimi është një proces transformimi.
Hoxha shtoi se BE e ka konfirmuar se Shqipëria ka bërë përparime.
“Nuk jemi më thjesht për t’u integruar në forma nga më të ndryshme, jemi për t’u anëtarësuar. Ky proces është prioriteti ynë strategjik, kombëtar. Kjo është alfa dhe omega, jo vetëm e ministrisë, qeverisë, sepse integrimi europian shkon përtej. Anëtarësimi në BE është rezultati i punëve tona. Vetëm kështu i masim rezultatet e punëve tona. Kohët e fundit kemi parë deklarata, hamendësime, një lloj tymnaje e çuditshme, jo nga informacione burimore dhe të besueshme. Ajo që është fakt, e konfirmojnë vendet anëtare, Shqipëria ka bërë përparim shembullor. Integrimi nuk është vetëm proces teknik, raportesh, emailesh, pyetje, përgjigje, por një transformimi që ndodh në një vend. Vendimi merret në Bruksel, impakti është këtu. Në këtë proces, nuk është përjashtuar askush”, theksoi ai./abcnews.al


