Kryetarë, sekretarë dhe koordinatorë të Lidhjes Demokratike të Gruas, janë solidarizuar me dorëheqjen e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike në Korçë dhe kanë vendosur të japin dorëheqjen nga funksionet e tyre drejtuese.
Në deklaratën e tyre ato shprehen se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur poshtë të gjitha sakrificat e tyre për opozitën.
Aktualisht dorëheqjen e kanë dhënë 51 drejtues seksionesh dhe lidhjes Demokratike të Gruas, me argumentin se e kanë të pamundur të ushtrojnë funksionet e tyre drejtuese.
“Gjykojmë që lideri aktual i saj, po tenton me arrogancën e tij ta kthejë Partinë Demokratike në një parti klienteliste në funksion të interesave të tij personale”, thuhet në deklaratë.
/abcnews.al/