Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Anëtar i një grupi kriminal, arrestohet 28-vjeçari në Kurbin (EMRI)

schedule10:13 - 6 Nëntor, 2025

schedule 10:13 - 6 Nëntor, 2025

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kurbini”.

Gjatë operacionit u kap në Fushë Milot, Kurbin, dhe u vu në pranga shtetasi:

Hashim Lama, 28 vjeç, banues në Milot, Kurbin.



Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!