Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim 2 bashkëpunëtorët e autorit Ragip Gila i cili kreu atentatin ditën e djeshme ku mbetën dy persona viktima dhe dy të tjerë të plagosur.
Në komunikimin zyrtar të policisë, janë shpallur në kërkim dy shtetas, një 39 vjeçar dhe një 17 vjeçar të cilët siguruan kushtet dhe armët për autorin Gila.
Burime për ABC News pohojnë se 39 vjeçari i shpallur në kërkim është Barush Bregu alias Bajram Bregu, i cili rezulton krahu i djathtë i Ibrahim Licit.
Theksojmë se sipas dëshmisë së autorit Gila, objektiv i atentatit ishte Erogen Vaso, pjesë e klanit të Bajrajve.
Ndërkohë, kanë kaluar afro 11 muaj që prej masakrës së tetorit ku mbeti i vrarë vëllai i Ibrahim Licit Hamza Lici dhe Arlind Bushati si dhe dy persona të pafajshëm.
Policia dhe strukturat përkatëse vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjeve kriminale në Shkodër.
Në foto, bashkëpunëtori Barush Bregu alias Bajram Bregu i shpallur ne kerkim


