“Anestezia te fëmijët, mungesë oksigjeni”, del lista e fjalëve që kishte kërkuar në internet Pispirigou

schedule09:31 - 21 Prill, 2022

schedule 09:31 - 21 Prill, 2022

Hetuesit në Greqi kanë mundur që të kompletojnë listën e fjalëve që 33-vjeçarja Roula Pispirigou po kërkonte në internet nga 12 deri në 28 janar të këtij viti. Vetëm disa ditë më vonë vajza e saj 9-vjeçare u nda nga jeta.

Në veçanti, nëna e tre fëmijëve që është edhe e dyshuara kryesore për vdekjen e tyre, kishte kërkuar për anestezikë, mungesë oksigjeni në trupin njerëzor, anestezia tek fëmijët, atrofi cerebrale dhe fenobarbital.

Mjeku pediatër në pavijonin e kujdesit intensiv, ka qenë prezent në momentet e fundit të Georginës por edhe të motrës së saj Malena kur ajo ndërroi jetë.

Dhe, ai është shprehur se krizat e 9-vjeçares ndodhin në mënyrë të papritur dhe të pashpjegueshme. Ajo që u ka rënë në sy po ashtu mjekëve ishte sjellja e ftohtë e nënës kur njoftohej se vajza  ndodhej në gjendje kritike apo edhe kur ndërroi jetë.

Kujtojmë se në gjakun dhe urinën e Georginës u gjet një sasi vdekjeprurëse ketamine, e cila dyshohet të jetë edhe arsyeja se pse fëmija ndërroi jetë. Spitali e ka mohuar kategorikisht që ndaj vajzës të jetë përdorur ketaminë ndërsa dyshimet bien tek e ëma. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!