Aneksimi i territoreve ukrainase nga Rusia, Meloni: Putin po demonstron vizionin neo-imperialist sovjetik

schedule16:06 - 30 Shtator, 2022

schedule 16:06 - 30 Shtator, 2022

Aneksimi i katër rajoneve të ukrainës nga Rusia ka ngjallur reagime të shumta mes liderëve botërorë, mes tyre edhe liderja e partisë fituese të zgjedhjeve në Itali, Giorgia Meloni.

Meloni, e cila pritet të emërohet kryeministre e Italisë muajin e ardhshëm, tha se aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia nuk kishte asnjë vlerë ligjore dhe politike.

Në një deklaratë, ajo tha se Putin demostron edhe një herë vizionin e tij neo-imperialist të stilit sovjetik që kërcënon sigurinë e të gjithë kontinentit evropian.

Ndërkohë, Ukraina ishte kritike ndaj veprimeve të putin gjithashtu, duke e përshkruar ceremoninë si një shfaqje të frikshme të Kremlinit që ishte ligjërisht e pakuptimtë.

“Subjektet joekzistente nuk mund të hyjnë në një vend që po shpërbëhet”, tha në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!