Aneksimi i territoreve të Ukrainës, raporti: Kemlini nuk është në gjendje të sqarojë “kufijtë e rinj”

schedule13:47 - 30 Shtator, 2022

schedule 13:47 - 30 Shtator, 2022

Sipas informacioneve, një zyrtar i Kremlinit në Moskë nuk ishte në gjendje t’i përgjigjej një pyetjeje në lidhje me kufijtë e saktë të Khersonit dhe Zaporizhzhia, dy nga katër rajonet e Ukrainës që Rusia synon t’i aneksojë më vonë, sipas BBC.

Duke iu referuar aneksimit të Krimesë tetë vite më parë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve: “Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk janë njohur nga Rusia brenda kufijve të vitit 2014”.

I pyetur për territoret e Kherson dhe Zaporizhzhia, kjo e fundit nuk është nën kontrollin e plotë rus, Peskov dukej më pak i sigurt.

“Më duhet ta sqaroj këtë, nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje tani,” mësohet të ketë thënë Peskov, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Aneksimi do të zyrtarizohet në orën 14:00,  në një të ashtuquajtur ceremoni nënshkrimi.

/abcnews.al