Anduena Llabani: Lufta e Berishës me Bardhin, Bashën, Alibeajn dhe ‘de facto’ me Metën kanë dobësuar PD-në

schedule22:54 - 2 Qershor, 2025

schedule 22:54 - 2 Qershor, 2025

Gazetarja Anduena Llabani u shpreh në emisionin “360 Gradë” në ABC News se Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë, e cila shkon përtej institucioneve dhe prek dimensionin politik dhe moral të partisë. Sipas saj shkaku kryesor për këtë krizë janë luftërat e Berishës dhe aleancat “de facto” që ai krijon.

“Po flasim për një krizë shumë të thellë, ku nuk flitet vetëm për institucione, por flitet edhe për politikë e moral. Fragmentarizmi që i është bërë Partisë Demokratike dhe lufta që Berisha ka me që ka Bardhin, Bashën, Alibeajn edhe aleanca ‘de facto’ që ka me zotin Meta e ka dobësuar PD-në, në një mënyrë të paprecedentë,” u shpreh Llabani.

Sipas saj, situata brenda PD-së është përkeqësuar ndjeshëm nga ndarjet dhe përplasjet e brendshme, duke krijuar jo vetëm paqartësi politike, por edhe tensione që rrezikojnë strukturën e partisë.

“Flitet për një grup armiqësor brenda PD-së, i cili po strukturohet,” shtoi gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!