Ylli i muzikës lirike Andrea Bocelli u shfaq sëbashku me të birin Matteo Bocelli në edicionin e 69 të festivalit të muzikës së lehtë italiane Sanremo. Ata performuar duetin “Fall on Me”.
Festivali i 69-të i muzikës italiane, Sanremo 2019 ka nisur me një surprizë të këndshme. Ylli i muzikes lirike Andrea Bocelli ka interpretuar në duet me të birin Matteo Bocelli. Ata performuar duetin “Fall on Me”. I ati i dha të birit xhaketën e lëkures të cilën e ka veshur në performnacën e 1994, si shenjë positive për karrierën e tij.
21-vjeçari ka mahnitur publikun jo vetëm me zërin, por edhe me pamjen , pasi Mateo Bocelli, është gjithashtu model.
Sanremo pritet të ofrojë surpriza të shumta edhe netët në vijim. Festivali i muzikës italiane vjen nën drejtimin e kantautorit të njohur italian Claudio Baglioni i cili është njëherësh dhe drejtori artistik i këtij Festivali, dhe i aktorëve komikë Virginia Rafaele e Claudio Bisio./abcnews.al


