Një nga tenorët më të famshëm të botës, Andrea Bocelli, përveç talentit të jashtëzakonshëm vokal, mund të mburret edhe me fëmijët e talentuar që ka.
Njëri nga djemtë e tij ndoqi gjurmët e babait të tij të famshëm. Ai jo vetëm që këndon me të në koncerte, por ka edhe një karrierë solo.
Mateo Bocelli pak ditë më parë mbushi 25 vjeç. Edhe Andrea ka publikuar foton e tij me këtë rast.
“Mateo jeton dhe merr frymë me muzikën. Por një fillim i mirë premton më shumë. Unë mendoj se Mateo ka atë gjë unike në muzikë që nuk mund të mësohet, që është talenti. Por vendosmëria, puna e tij e palodhur dhe shpirti i përkushtimit janë gjithashtu e rëndësishme”, shtoi tenori./abcnews.al