“Andi ‘shalqi me provë’”, Rama: Cërriku nuk ka ndryshuar në historinë e tij sa ka ndryshuar këto 4 vjet

schedule12:41 - 1 Maj, 2023

schedule 12:41 - 1 Maj, 2023

Kryeministri Edi Rama, pas takimit elektoral në bashkinë e Belshit, është zhvendosu në Cërrik, ku ka kërkuar votën për kryebashkiakun aktual dhe njëherazi kandidati i PS për këtë bashki, Andi Salla në zgjedhjet e “14 Majit”.

Rama tha se më në fund Cërriku ka një bilanc pozitiv pune dhe kjo ka ardhur falë punës se madhe të bërë nga Andi. Kryeministri shtoi se Cërriku nuk ka ndryshuar në të gjithë historikun e vet, sa ka ndryshuar këto 4 vite.

Ai shtoi kandidat i PS është “shalqi me provë” dhe se është “kali” i vetëm që mund ta tërheqë karrocën përpara.

Fjala e Ramës:

Faleminderit për mikpritjen. Mikpritje që e kam ndjerë gjithmonë këtu. Ndryshe nga herët e tjera më vjen mirë që ndjehem më i lehtësuar para jush sepse sot kemi një bilanc shumë pozitiv nga puna e bërë, që nga momenti që Bashkinë e Cërrikut, e mori në dorë një djalë si Andi.

Me vjen shumë mirë që në këtë fushatë, në të gjitha ndalesat, është hera e parë që nuk flasim thuajse fare për ujin e pijshëm. Jo se ka mbaruar komplet projekti, por sepse falë punës tonë kemi arritur të përshpejtojmë projektin.

Këtu puna me ujin e pijshëm është vonuar për shkak të atyre që ishin më parë dhe duan të vijnë prap.

Nuk ka ndryshuar Cërriku në të gjithë historikun e vet, se sa ka ndryshuar në këto 4 vite. Më shumë se ndryshimi, i rëndësishëm është shpresa.

Kundërshtarët të gjitha kanë një karakteristike, vijë nga e shkuara, nuk kanë bërë asgjë nga e shkuara dhe vijnë jo për të bërë punë, por për të marrë peng bashkitë për interesa personalë.

I them atyre të djathtëve, kur votoni për kryetarin e bashkisë, votoni për atë që i rri punës kokë dhe e mban vendin e pastër.

Vota duhet që kur të vijnë gocat natën në shpi, mos kenë frikë se i ha ujku rrugëve, se s’ka llampa. Kush do i ndërrojë poçat, këta që i janë fikur poçat më kohë.

Andisi është “shalqi me provë”, dhe këtë e thotë kryekali i Tironës.

Ne nuk jemi më të mirët, por kuaj të tjerë për të tërheq karrocën, nuk keni ku të gjeni. Shyqyr jemi ne se nuk do të kishte më kuaj fare. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!