Andi Përmeti tregon forcën më të madhe që e ndihmoi në luftën kundër COVID

schedule11:12 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 11:12 - 20 Dhjetor, 2020

Deputeti Andi Përmeti i cili pas disa javësh mjaft të vështira arriti ta fitojë betejën me COVID-19, ka një ndjesë dhe një falenderim në një ditë shumë kuptimplotë, 1-vjetorin e lindjes së djalit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Përmeti i kërkon ndjesë të birit që nuk mundi të jetë dot me të në këtë ditë të veçantë, duke e cilësuar atë si forca më e madhe gjatë ditëve kur ka qëndruar në reanimacion. Ai ka edhe një falenderim që iu dha mundësia që në ditët në vazhdim djali i tij Abriel të vazhdojë të jetë në krahët e tij.

“Nje ndjese dhe nje falenderim! Ndjese bir qe nuk ja dola dot te jem me ty sot per 1-vjetorin tend, pavarsisht se cdo dite ne reanimacion mendimi qe ti do ishe ne krahet e mia, me jepte force dhe guxim per te vazhduar perpara.

Por sot bir, trishtimin e te qenit larg teje ne kete dite, ma mbyt gezimi i fitimit te nje beteje qe ne nisje u konsiderua praktikisht e humbur. Nje fitore per te cilan i jam falenderues dhe mirenjohes ZOTIT, i cili me dha mundesine qe ne ditet ne vazhdim ti te jesh perhere ne krahet e mia. Gezuar Abriel. U befsh 100 vjec”, shkruan ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!