Andi Përmeti mposhti pasi 61 ditësh COVID-19, poston foton krah të shoqes në ditën e veçantë

schedule11:10 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 11:10 - 29 Dhjetor, 2020

Deputeti Andi Përmeti ka fituar pas 61 ditësh betejën e vështirë me koronavirusin. Ai ka ndarë në rrjetet sociale një foto krah të shoqes ku shprehet se tashmë mund të festojnë ditëlindjen e saj dhe triumfin përballë COVID-19. Përmeti thotë se ajo ia doli që mes ankthit dhe frikës ta mbante me shpresë se asgjë e keqe nuk do të ndodhte.

“Tashme mund te festojme! Gezuar ditelindjen Fjona! U befsh 100 vjec!Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19. Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy. Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment.

Ti i’a dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese, qe asgje e keqe s’do te me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane! Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku i’a dolem. Tashme mund te festojme! Gezuar!”, shkruan Andi Përmeti.

Prej afro dy muajsh Përmeti qëndroi në Turqi ku ndodhej në terapi intensive në luftë për jetën. Ai u negativizuar nga virusi pak javë më parë por vazhdoi trajtimin e veçantë mjekësore për shkak të pasojave të COVID./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!