Andi Përmeti i prekur nga COVID-19, Hajdari: Po kalon periudhë të vështirë, i uroj shërim të shpejtë

schedule13:29 - 16 Nëntor, 2020

schedule 13:29 - 16 Nëntor, 2020

Deputeti i  opozitës Andi Përmeti,  po kalon një periudhë të vështirë shëndetësore pasi është prekur nga koronavirusi.

Deputetja Rudina Hajdari, në seancën e sotme plenare i uroi shërim të shpejtë kolegut, teksa tha se Përmeti po kalon një periudhë të vështirë.

“Më lejoni ti uroj kolegut tonë Andi Përmeti shërim sa më të shpejtë. Përmeti ka qenë i prekur nga Covid-i dhe po kalon një periudhë të vështirë. Në emër të kolegëve tanë të opozitës parlamentare i urojmë shërim të shpejtë dhe mezi presim të rikthehet këtu në sallë”, u shpreh Hajdari.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!