Andi Bejtja në “Refleksione”: Media në vendin tone, fatkeqësisht sot një zgjatim i politikës

schedule22:23 - 12 Janar, 2021

schedule 22:23 - 12 Janar, 2021

Me një karrierë të gjatë në media, Andi Bejtja deklaron se fatkeqësisht sot në vendin tonë media është një zgjatim i politikës.

I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, Bejtja theksoi investimet kryesore në media i merr më shumë spektakli sesa lajmi.

Gjithashtu, Bejtja sqaroi se oligarkët më të mëdhenj në Shqipëri janë vetë partitë politike.

“Media ka një problem shumë të madh në Shqipëri… Kur flas për medien nuk e kam fjalën vetëm për spektakël por kryesisht për lajmet dhe gazetarinë nëpër emisionet politike, që vazhdon të jetë zgjatim i politikës.

Ne s’kemi arritur të bëhemi për shkak të investimeve të pakta. Po ta vëmë re investimet kryesore më shumë i marrin spektaklet sesa lajmi. Jo vetëm nga kjo pikëpamje, por edhe nga pikëpamja se oligarkët më të mëdhenj në Shqipëri janë vetë partitë politike.

Duke qenë zgjatime të partive politike, ata thjesht japin njërën palë ose palën tjetër pa arritur të japin një të vërtetë, kjo mund të jetë midis dy palëve, ose t’i përkas njërës palë, ose palës tjetër.

Sidoqoftë fatkeqësia më e madhe është se media shqiptare vazhdon të jetë zgjatim i partive politike, i opozitës dhe mazhorancës. Kryesisht i mazhorancës sidomos në këtë periudhë koncensiones.

Fatkeqësisht një grup mediesh në formate mediatike dhe kur duket sikur debatojnë ndershmërisht, ndjekin dhe zbatojnë agjendën e mazhorancës.

Kur them këtë nuk kam parasysh vetëm lavdërimet apo bonuset ndaj mazhorancës, por zhvendosin kështu vëmendjen nga gjërat aktuale, të cilat i interesojnë Shqiptarëve,” deklaroi mes të tjerash Andi Bejtja në “Refleksione”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!