Ancelotti, Sacchi dhe Galliani të prekur, reagojnë për vdekjen e Berlusconit

schedule11:48 - 12 Qershor, 2023

schedule 11:48 - 12 Qershor, 2023

Silvio Berlusconi ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Presidenti i Monzës dhe ish-presidenti i Milanit të madh që fitoi gjithçka në fillim të shekullit të 21-të, ka lënë një gjurmë të madhe në botën e futbollit dhe homazhet për të nga bota e futbollit nuk kanë vonuar.

Monza dhe Galliani: Përgjithmonë me ne, faleminderit për gjithçka

“Përgjithmonë me ne. Adriano Galliani dhe gjithë klubi i AC Monza vajtojnë humbjen e Silvio Berlusconit. Një boshllëk që nuk mund të mbushet kurrë, përgjithmon me ne. Faleminderit për gjithçka president.”

Arrigo Sacchi i prekur: Jam shumë keq, ai ishte një gjeni

“jam shumë keq, pavarësisht gjithçkaje nuk e prisja. Silvio ishte një njeri bujar dhe ai u përpoq të ndryshonte këtë vend të vështirë, të përbërë nga individualistë. A ishte edhe ai? Jo, ai mendoi për të gjithë dhe pa larg”, është shprehur ish-trajneri i Milanit që fitoi gjithçka, një mik i shkëlqyer i Berlusconit.

Carlo Ancelotti: Njeri themelor për mua

Carlo Ancelotti ka reaguar në Twitter për vdekjen e Berlusconit.

“Trishtimi i sotëm nuk i fshin momentet e lumtura të kaluara së bashku. Mbetet një mirënjohje e pafund për presidentin, por mbi të gjitha për një njeri ikonik, besnik, inteligjent, i sinqertë, themelor në aventurën time si futbollist më parë dhe më pas si trajner. Faleminderit presidenti!”/ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!