Ancelotti: Para 15 ditësh isha në Bernabeu dhe më dukej e pamundur

schedule09:13 - 13 Shtator, 2021

schedule 09:13 - 13 Shtator, 2021

Carlo Ancelotti u kthye me fitore në shtëpi. Trajneri i Real Madridit feston triumfin, momentin e mrekullueshëm të Vinicius dhe atmosferën e mirë në stadium. Sigurisht, ai siguron se ka shumë punë për të bërë në mbrojtje.

Vini JR: “Ai po luan shumë mirë, më shumë cilësi, shumë efektiv… Ai është një lojtar që është në një nivel shumë të lartë”.

Benzema & Modric: “Ekipi ka treguar shumë cilësi sulmuese, me Benzema, Modric, Hazard, Vinicius e Gutierrez… Ajo që nuk ka qenë shumë e qartë ka qenë organizmi i mbrojtes. Ekipi ka luajtur një pjesë të dytë të mrekullueshme.”

Kulmi i Vinicius: “Ai është një lojtar që ka një cilësi mbreslënëse. Në këtë pjesë të sezonit ai po bën shumë mirë. Ai duher të vazhdojë kështu dhe asgjë tjetër. Në këtë moment ai ka besim. Ai është shumë i qetë dhe i ftohtë para portës.”

Loja e Realit: “Ne kemi treguar cilësi në sulm, por absolutisht duhet të përmirësohemi në mbrojtje. Na mungojnë Alaba dhe Mendy, por duhe të ndihmojmë njëri-tjetrin më shumë në mbrojtje.”

Bernabeu i ri: “ Ishan ë Bernabeu 15 ditë më parë dhe  u befasova shumë si ishte, dukej e pamundur që një ndeshje mund të luhej këtu. Do të jetë stadiumi më i mirë në botë dhe atmosfera që ka qenë atje ishte shumë e mirë, stadium që është gjithmonë i veçantë për mua”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!