Carlo Ancelotti nuk ka licencë për të vazhduar stërvitjen. Kështu siguron Corriere dello Sport, duke sqaruar se licenca e trajnerit italian ka skaduar më 31 dhjetor dhe UEFA do ta kishte informuar tashmë Ancelottin.
Për të rinovuar atë licencë, Ancelotti duhet të marrë kurse 15-orëshe. Gazeta italiane sqaron se Federata Spanjolle tashmë ka folur me trajnerin italian për t’i thënë se do të flasë me UEFA-n për të zgjidhur këtë situatë.
Në Itali ky fakt ka qenë shumë befasues, të cilin shumë e cilësojnë si “të turpshëm”, sepse nuk e kuptojnë se Ancelotti, me më shumë se 1200 ndeshje në stol dhe me 21 tituj në meritë, i ka skaduar licenca dhe duhet të ndjekë kurse për rinovoje atë.
Licencat e trajnerit të UEFA-s janë të vlefshme për tre vjet dhe kursi i rivlerësimit të licencës UEFA u mbajt në Federatë tetorin e kaluar. /abcnews.al