Barcelona po përjeton një fillim sezoni të tmerrshëm, teksa në 10 ndeshjet e para ka marrë vetëm 4 fitore. Klubi vendosi pas humbjes së djeshme ndaj Vallecanos të shkarkonte teknikun holandez, Ronald Koeman.
Situatë të vështirë klubi katalanas ka kaluar edhe në Champions ku janë në vendin e tretë në Grupin E pasi dy humbjeve përballë Bayern Munich dhe Benficas me rezultatin e njëjtë, 3-0.
Ditën e sotme përflitet se legjenda e klubit, Xavi Hernandez është favoriti kryesor për të marrë frenat e ekipit.
Trajneri i Real Madridit u pyet për shkarkimin e Koeman pas barazimit të skuadrës së tij ndaj Osasunas mbrëmjen e djeshme.
Italini këmbënguli se homologu i tij kushte bërë të pamundurën për të pasur sukses në Kohen e tij me Barcelonën dhe sugjeroi se shkarkimi i tij ishtë pjesë e punës.
“Jam shkarkuar shumë herë dhe jam ende këti gjallë”, u tha ai fillimisht Ancelotti gazetarëe.
“Është thjeshtë pjesë e punës të pushohesh dhe duhet të japësh gjithça derisa të bëhesh trajner. Të nesërmen kur të dëbojnë, vazhdo me ndërgjegjen e patër se ke dhënë gjithçka. Unë besoj se Koeman dha gjithçka që mundej,” përfundon tekniku italian i Real Madridit. r.t/abcnews.al