Ancelotti ka një “fiksim”, mesfushori drejt rikthimit në Premier League

schedule10:31 - 18 Janar, 2020

schedule 10:31 - 18 Janar, 2020

Mesfushori i Juventus, Emre Can, nuk do të jetë më pjesë e bardhezinjve pas merkatos së janarit. Turko-gjermani po kalon një periudhë të vështirë në Torino, pasi Maurizio Sarri nuk e ka në planet e tij. Madje ai u la dhe jashtë listës së Championsit në fillim të sezonit.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, trjaneri i Everton, Carlo Ancelotti, është i interesuar për shërbimet e Can. Me shumë mundësi në ditët në vijim do të vijë dhe oferta zyrtare në drejtim të mesfushorit, për të projektuar kështu rikthimin e tij në Premier League. Për Emren u fol dje në mediat italiane dhe për një interesim nga ana e Milan, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Trajneri italian u përpoq ta transferonte 26-vjeçarin tek Napoli në merkaton e verës, por nuk ia arriti dot. Kontrata e lojtarit të kombëtares gjermane me Juven përfundon në qershor të vitit 2022, por dhe ai vetë ka kërkua largimin pasi kërkon të luajë më shumë minuta. Kjo për shkak se ai kërkon të jetë pjesë e Euro 2020 dhe nëse vazhdon të qëndrojë në Torino vendi i tij mund të jetë në rrezik. /abcnews.al

Emre Can

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!