Ancelotti ka bërë të ditur datën kur do të largohet nga Real Madrid

schedule09:32 - 25 Gusht, 2023

schedule 09:32 - 25 Gusht, 2023

Ardhja e dytë e Ancelottit në Real Madrid ndodhi në vitin 2021 dhe deri vitin e kaluar praktikisht nuk kishte asnjë zë për largimin e tij. Por kohët e fundit gjithçka ka ndryshuar, pasi rezultoi se kombëtarja braziliane është e vendosur për të joshur Carlon.

Vetë trajneri, siç raportuan media të ndryshme, dëshiron shumë të drejtojë Selesaon dhe të bëhet evropiani i parë që ka sukses në këtë post. Edhe presidenti i Konfederatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigue, ka konfirmuar se Ancelotti do të bëhet trajner i kombëtares në vitin 2024.

Deri më sot, askush nuk e di nëse italiani ka një marrëveshjeje me brazilianët dhe radio spanjolle Partidazo COPE vendosi të zbulojë të vërtetën drejtpërdrejt nga Ancelotti. Në një intervistë, trajneri është pyetur për të ardhmen e tij, për të cilën italiani është përgjigjur qartë:

“Unë do ta stërvit ekipin deri më 1 korrik, por nuk e di në cilin vit. Nuk kam vendosur ende”. /G.D abcnews.al/