Carlo Ancelotti po zhvillon një sezon të mirë me skuadrën e Real Madrid, ku udhëheq tabelën e klasifikimit me 39 pikë në 16 ndeshje të luajtura deri tani, me një diferencë prej 8 pikësh nga vendi i dytë që mbahet aktualisht nga Sevilla.
Si çdo trajner edhe tekniku i madrilenëve kërkon lojtarë të mirë që mund të garantojnë siguri në rast se ndonjë nga titullarët mungon.
Casemiro është kthyer në një pikë kyçe në “Santiago Bernabeu”, dhe Ancelotti e ka shumë të vështirë të gjej një zëvendësues për të brenda skuadrës dhe për këtë duke se zgjidhja i ka ardhur nga Premier League.
Lojtari i cili ka përfunduar në radarët e Realit është, futbollisti i Leicester City, Niddi, që shikohet nga tekniku i Realit si ideali për të zëvendësuar Casemiro.
Ndidi është rritur shumë si lojtar te Leicester City, dhe nëse në drejtim të tij vjen një ofertë e mirë vështirë të refuzohet nga lojtari por edhe nga Chelsea që mund të përfitojë nga shitja e futbollistit. /f.a/abcnews.al