Ancelotti gati për “qytetarët”: Ne duhet të ndalojmë një ekip që duket i pandalshëm

schedule18:28 - 8 Maj, 2023

schedule 18:28 - 8 Maj, 2023

Në prag të gjysmë-finales së parë së UEFA Champions League, mes Real Madrid e Manchester City, tekniku i “galaktikëve”, Carlo Ancelotti ishte i pranishëm në konferencën për shtyp të organizuar në kuadër të përballjes së nesërme.

Tekniku italian e nisi konferencën me një lajm të mirë për tifozët spanjollë, teksa konfirmoi prezencën e “arktikektit” kroat të mesfushës, Luka Modric, në fushë që nga minuta e parë. Më tej, Ancelotti tregoi për mënyrë se si do të mundohet të ndalojë “vikingun”, Erling Haaland, si dhe për mënyrën se si “bomberi” norvegjez ka ndryshuar stilin e lojës së “qyetarëve”.

“Haaland është shumë i rrezikshëm, ai ka një cilësi mbresëlënëse në shënimin e golave. Megjithatë, nuk është vetëm ai, City është një ekip i madh. Ne nuk duhet të luajmë një lojë për të ndaluar Haaland, por duhet të ndalojmë një ekip që duket i pandalshëm. Ne kemi opsione, ne mund të fitojmë.”

Me Haaland, City është një ekip më i kompletuar. Vitin e kaluar ata kishin një sulmues shumë të rrezikshëm si Gabriel Jesus, por shumë ndryshe nga Erling. Tani ata përfitojnë nga topat e gjatë. Kjo nuk do të thotë se ata ndryshuan stil. Ata janë të organizuar shumë mirë në mbrojtje dhe luajnë mirë me topin”,- tha Ancelotti për prezencën e Haaland në krye të sulmit të “qytetarëve”.

Në vazhdim të konferencës, tekniku i “galaktikëve” u ndal dhe te gjysmë-finalja tjetër e Champions League, mes Milan e Inter, teksa e komentoi situatën si ish-trajneri i “kuqezinjve”.

“Kam pasur fatin të trajnoj Milanin në një gjysmë-finale të Champions League në 2003, pikërisht në derbi. Kishte shumë presion në nivelin teknik dhe taktik”,- tha Ancelotti për “derbin e Madonina”-s në gjysmë-finale.

Në përfundim të konferencës, Ancelotti tregoi pak edhe për “skemenën” që mund të përdorë ndaj “qytetarëve”, teksa kërkon një “përsëritje” të rezultatit të vjetshëm në gjysmë-finale ndaj Manchester City.

“Nëse mbrohesh mirë, rezultati më i keq është një barazim. Kjo nuk do të thotë se nuk do të sulmojmë. Të mos harrojmë që vitin e kaluar ndaj City-t pranuam 5 gola dhe shënuam 6 në dy ndeshje. Do të firmosja të bëja të njëjtën gjë këtë vit”,- tha në përfundim të konferencës tekniku italian. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!