Ancelotti flet pas koreve raciste ndaj Vinicius: Nuk kam parë kurrë një stadium të tërë të bëjë diçka të tillë

schedule09:04 - 22 Maj, 2023

schedule 09:04 - 22 Maj, 2023

Si jo në pak raste këtë sezon, edhe në përballjen e djeshme ndaj Valencia, anësori “magjik” i Real Madrid, Vinicius Junior u vu në “qendër” të koreve raciste të tifozerisë vendase, akt ky që vetëm sa shëmton sportin e bukur të futbollit.

Për këtë episod pas ndeshjes foli dhe tekniku Ancelotti, i cili tha se nuk mund të luhet futboll në të tilla situata dhe se nuk ka parë kurrë që një stadium i tërë të bëjë një këngë raciste për një lojtar.

“Unë fola me të gjatë ndeshjes sepse atmosfera ishte shumë e nxehtë dhe negative. E pyeta nëse donte të vazhdonte. Nuk doja ta zëvendësoja për shkak të mjedisit racist. Nuk më ka ndodhur kurrë. Jo në këtë mënyrë. Është e papranueshme, liga spanjolle ka një problem që nuk është Vinicius, ai është viktima.

Nuk mund të luash futboll kështu. të njëjtën gjë do të thosha po të kishim fituar. Është një temë shumë serioze. Gjithmonë e ofendojnë Vinicuis-in dhe më pas ai merr karton të kuq  Nuk kam parë kurrë një stadium të tërë të bëjë një këngë raciste. Më trishton shumë, kjo është një ligë me skuadra të mëdha, por ne duhet ta korrigjojmë këtë sjellje. Jemi në vitin 2023. E vetmja mënyrë është të ndalojmë ndeshjet. Është e vërtetë që ka një protokoll, por duhet të largohesh nga fusha”,- u shpreh tekniku Ancelotti pas përfundimit të ndeshjes. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!