Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ancelotti e pranon: James po vuante te Reali, këtu është në vendin e duhur

schedule17:42 - 12 Nëntor, 2020

schedule 17:42 - 12 Nëntor, 2020

Mesfushori i Everton, James Rodriguez, duket se ka rilindur dhe një herë tjetër që kur është transferuar në Premier League. Këtë fakt e ka pranuar dhe trajneri i tij, Carlo Ancelotti, i cili e pranon se ai po vuante te Real Madrid.

“Fillimisht, James kërkonte një ekip ku mund të luante më shpesh në krahasim me Real Madridin. Kishte shumë kohë që nuk po e gjente më veten me madrilenët dhe kërkonte një sfidë të re. Ishte i dëshpëruar për të luajtur dhe mendoj se këtu ka gjetur vendin e duhur”, deklaron Ancelotti.

“Rodriguez është një lojtar i madh dhe tek Everton ai po e tregon këtë gjë. Ai më njeh mua dhe unë e njoh shumë mirë atë. Është një lojtar shumë i talentuar dhe nuk i mungon pothujase asgjë. Nuk luan aspak futboll të komplikuar, por të thjeshtë”, përfundon tekniku italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!