Nesër luhet derbi i Manchesterit në Premier League, por luftë të fortë sportive dhe emocione do të ketë edhe në duelin Everton-Chelsea (21:00). Një përballje interesante edhe në pankinë, aty ku do të vihen kundër mësuesi kundër nxënësit.
Carlo Ancelotti e ka pasur si lojtar Frank Lampard gjatë dy viteve që drejtoi “Blutë e Londrës” (2009-2011). Trajneri italian ndihet i lumtur që do të ritakohet me një nga mesfushorët më të mirë që ka drejtuar, diçka që e shpreh në konferencën për shtypin.
“Lampard po bën një punë shumë të mirë, ka një skuadër fantastike, Chelsea po paraqitet shumë mirë. Raporti ynë ka ndryshuar, tani jemi kolegë. Jam i kënaqur dhe i lumtur që do të e shoh përsëri“, deklaron Ancelotti. /abcnews.al