Objektivi kryesor i Manchester United për sulmin, Richarlison, nuk do të lëvizë nga Everton dhe këtë gjë e ka pranuar edhe trajneri më i ri i bluve, Carlo Ancelotti. Sipas strategut italian, Richarlison do të qëndrojë edhe për shumë vite në Liverpul.
Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk janë dorëzuar dhe kërkojnë suluesin tjetë të Everton. Bëhet fjalë për talentin 21-vjeçar, Domenic Calvert-Lewin.
Anglezi ka shënuar tre gola në dy ndeshjet e fundit për Everton dhe i ka dhënë dy fitore në po kaq ndeshje trajnerit Ancelotti. Don Carlo është një admirues i Calvert-Lewin, por mendohet se United po bën një ofertë prej 40 milionë eurosh, që vështirë të refuzohet nga drejtuesit e Everton./abcnews.al