Analiza e Rivaldos: Harrojeni Neymar, Lautaro super! Suarez s’ka mbaruar

schedule15:53 - 7 Qershor, 2020

schedule 15:53 - 7 Qershor, 2020

Rivaldo e vlerëson shumë Lautaro Martinez, por sheh një problem. Barcelona po negocion prej kohësh me Interin për blerjen e sulmuesit 22-vjeçar dhe ish-fituesi i “Topit të Artë” me katalanasit, analizon situatën në një prononcim për BetFair.

Lautaro më pëlqen, i ri, i vendosur, teknikisht i mirë, por çfarë do të ndodhë me Suarez? Uruguaiani mund të luajë edhe 2-3 vite të mira dhe në nivel elitar. Nëse Barcelona investon 111 mln euro nuk e bën për të lënë në stol Lautaron, por për ta hedhur në fushë si titullar.

Suarez është ende një hap përpara në hierarki dhe mund të krijohet një problem pas ardhjes së argjentinasit. Bëhet fjalë për shumë para, Barcelona duhet ta vlerësojë mirë këtë operacion, duke llogaritur krizën e madhe ekonomike.

Dhe diçka e fundit: nëse investohen paratë te Lautaro, atëherë Neymar nuk do të kthehet në Katalonjë. Është e pamundur blerja e të dyve“, deklaron ish-kampioni i botës me Brazilin. /abcnews.al