Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rrjeta e SPAK dhe peshqit e mëdhenj/ Dumani: Në 2023 u proceduan 18 zyrtarë të lartë. Institucionet nuk bashkëpunojnë

schedule10:14 - 4 Prill, 2024

schedule 10:14 - 4 Prill, 2024

TIRANË- Institucionet publike nuk bashkëpunojnë me Prokurorinë e Posaçme për të referuar abuzimet që lidhen me detyrën apo korrupsionin për ata që vijnë kryesisht nga radhët e administratës.

Në raportin vjetor të SPAK përballë anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se numri i referimeve nga institucionet publike ka pësuar një rënie prej 40%.

“Problematike është mungesa e referimeve të institucioneve publike ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar, përjashtuar vetëm Policinë e Shtetit. Janë institucione te nivelit qendror dhe lokal, ky është një shqetësim, pasi SPAK i vetëm nuk adreson dhe përballon luftën kundër korrupsionit apo vepra të tjera penale nga persona qe mbajnë një pozicion shtetëror”.

Nga ana tjetër Dumani tha se gjatë vitit 2023 janë regjistruar 8 procedime penale për zyrtarë të nivelit të lartë dhe nga ana tjetër i janë sekuestruar rreth 40 milionë euro që vijnë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

“Janë regjistruar 8 procedime penale me 18 persona në hetim me funksion, ish-ministrin e shëndetësisë, ish-gjyqtar Apeli, kryetar bashkie, ish-kryeministër, ish ministër Finance, ish-ministër Mjedisi, ish-prokuror etj”, tha ai.

Dumani kërkoi nga anëtarët e këshillit të lartë të prokurorisë rishikim të ligjit sa i takon rritjes së kufirit të korrupsionit prej 50 mijë lekësh që hetohet aktualisht nga SPAK.

“Ka vend për të parë kompetencat lëndore të SPAK lidhur me korrupsionin, për kufirin monetar që duhet të jetë shumë më lartë se prej 500 mije lekësh. Por këtë duhet ta vendosë ligjvënësi. Ky kufi monetar që na bën në kompetent nuk me duket i arsyeshëm. E shoh si më emergjent”, shtoi Dumani.

Dumani bëri thirrje për shtim të numrit të anëtareve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe në të njëjtën kohë plotësimin e strukturës së posaçme me këshilltarë ligjorë. Në të njëjtën kohë numri një i SPAK kërkoi të rishikohet mandate i prokurorëve të posaçëm që të kenë mundësi rikandimimi edhe pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar.

“Nëse i referohemi gjyqtarëve ata kanë mandat të përhershëm. Ne kërkojmë që të rikandidojmë sërish për nja mandata 9-vjeçar, por duke dalë përballë KLP. Sigurisht me kalimin e moshës konsumohesh, por me kalimin e kohës bëhesh shumë profesionist. Prokurori në vende të tjera kontrollon punën e hetuesve. Ne jemi kthyer në punëtore krahu, bëjmë çdo gjë vetë”, nënvizoi Dumani./ n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!