Analisti serb: Serbia nga viti 2001 në rrugën ruse, s’ka marrëveshje Kurti e Vuçiç në Berlin

schedule12:10 - 3 Maj, 2022

schedule 12:10 - 3 Maj, 2022

Analisti politik serb, Dushan Janjiç, ka thënë se takimi i nesërm në Berlin mes Kurtit dhe Vuçiçit s’mund të prodhojë rezultat pasi sipas tij qëndrimet e asnjërit s’kanë ndryshuar.

Sipas Janjiç s’do të ketë asnjë marrëveshje mes Kurtit e Vuçiçit.

Duke folur për ndërrim të mundshëm pozicionesh të Serbisë karshi Rusisë dhe vendosjen e mundshme të sanksioneve, Janjiq tha se Serbia nga viti 2001 është në rrugën ruse.

“E kuptoj që njerëzit janë të etur të dëgjojnë storje për të futur gjithçka në kontekst të konfliktit në Ukrainë dhe kthimin e Serbisë nga Rusia tek BE-ja, por po harrojnë se Serbia ësht në këtë rrugë që nga vitit 2001 dhe s’ka arritur askund”, tha Janjiç.

Themeluesi i Forumit për Marrëdhëniet Ndër-Etnike, Janjiç, thotë se raportimet kundër Putinit nga tabloidet serbe janë gabim siç ishin raportimet pro Putinit më herët.

“Megjithatë, siç e bëjnë, kam frikë se kjo nuk i ndan njerëzit nga Rusia, por krijon një përshtypje shtrëngimi dhe solidariteti. Të shkruash për Putinin në atë mënyrë është po aq e keqe sa ta lavdërosh atë. Nuk e di se çfarë e ka prekur Serbinë, që të udhëhiqet nga shkrimet e tabloideve dhe jo nga interesat reale. Dhe Serbia, po e përsëris, nuk ka stabilitet energjetik. E dini, të gjitha ato kompani në Serbi janë kompani ruse. Ky është problemi, si do t’ia paguajë Serbia Rusisë? Si do t’i kthejë ai ato kompani? Si do ta bëjë ai pa ato kompani ruse? Ai nuk mund ta bëjë këtë”, tha Janjiç./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!