Analisti Bekim Kabashi në një intervistë për Abc e Mëngjesit ka komentuar qeverisjen prej 101 ditësh të qeverisë Kurti.
Kabashi në fjalën e tij është shprehur se qeveria Kurti shënoi rekord në jetëgjatësinë e saj në krye të një vendi. Sipas tij problemet që ai pati me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova është qeverisur, ka pasur vendime të qeverisë Kurti si çdo qeverie e re që ndërmerr gjatë fushatës elektorale apo me marrjen e detyrës. Qeveria Kurti ajo që bëri më shumë ishte shkarkimi dhe ngarkimi i njerëzve në borde të ndryshme publike, ndërsa në aspekte të tjera mund të quhet qeveri e dështuar, pasi pati probleme me shtete e Bashkuara të Amerikës, që janë dhe supertuesi kryesor i themelit të shtetit. Mendoj se këtu ngeli dhe Kurti me qeverinë e tij. Qeveria shënoi një rekord jetëgjatësie e cila u shkarkua për 50 ditë”,është shprehur analisti./abcnews.al