Analisti: Po flitet për një ftohje mes Beogradit zyrtar dhe Listës Serbe

schedule16:33 - 4 Prill, 2023

schedule 16:33 - 4 Prill, 2023

Analisti Ardian Arifaj tha gjatë intervistës për “Ballkan Update” se po flitet për një ftohje mes Listës Serbe dhe Beogradit zyrtar. I pyetur nga gazetarja Linda Karadaku për arsyen, analisti u shpreh se shkak mund të jenë bërë fakti se disa emra të Listës Serbe janë në listën e zezë të SHBA.

“Po flitet prapa skenave se ka një ftohje mes të Beogradit zyrtar dhe Listës Serbe në Kosovë. Edhe kjo mund të luajë një rol të rëndësishëm. E para, nuk kemi parë asnjë argument që të flasim konkretisht dhe ta marrim këtë si të mirëqenë. Nëse spekulojmë, disa emra të Listës Serbe janë përfshirë në listat e zeza të SHBA dhe kjo mund ta ketë nxitur Beogradin që ta rimendojë bashkëpunimin me ta. Pritjet e bashkësisë ndërkombëtare është që çdo gjë të shkojë në paqe dhe të mos ketë incidente në pjesën veriore të Kosovës.“, tha ai.

Analisti shtoi se zgjedhjet në veri të Kosovës do të mbahen por kërkesa e ndërkombëtarëve është që të mos ketë dhunë dhe trazira. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!