Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin Real Story në ABC Neës, komentoi rezultatet zgjedhore të kandidatit Aulon Kalaja, duke vënë në dukje se votat e marra prej tij janë një tregues i fortë për punën individuale të bërë gjatë fushatës.
Sipas Lekës, diferenca e vogël mes Kalasë dhe kandidatit tjetër, pavarësisht mbështetjes së koalicionit të madh opozitar, tregon për një “luftë brenda llojit” në radhët e Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj. Në reagim, Kalaja pranoi se përplasjet brenda koalicionit kanë ekzistuar, por i konsideroi si pjesë normale të një gare me katër kandidatë, duke theksuar se ka hyrë dhe do të dalë “faqe bardhë” nga ky proces.
Martin Leka: Auloni është kandidat i koalicioni Partia Lëvizja e Legalitetit që është propozuar apo jo. Tani ju jeni shprehur disa herë që kam punuar vetëm, kam pasur disa vullnetarë e të tjera, kjo është një bonues për ju për gjithë ato vota që keni marrë. Tani ku ka çeduar nga PD, Legaliteti apo Koalicioni. Sepse të marrësh gjithë këto vota dhe të kesh një diferencë kaq të vogël me një kandidat që ka disa probleme që i dimë publikisht. Atëherë duhet parë fakti që brenda PD, ose Koalicionit të madh për “Shqipërinë Madhështore”, ka pasur diçka më madhështore që është lufta brenda llojit. Unë këtë lexoj.
Aulon Kalaja: Shiko lufta brenda llojit është shumë e natyrshme sepse ne ishim katër kandidatë. Lufta është e natyrshme ka ndodhur edhe tek Partia Socialiste. Unë kam hyrë dhe do të dal faqe bardhë nga kjo./abcnews.al