Ana tjetër e Fishtës, çfarë kishte “gdhendur” në faqen e parë të veprës “Mesija, adhrue prej barive”

schedule17:39 - 24 Tetor, 2021

schedule 17:39 - 24 Tetor, 2021

Drejtoria e arkivave në Shqipëri ka publikuar një vizatim të bërë nga poeti Gjergj Fishta në faqen e parë të dorëshkrimit të melodramës “Mesija, adhrue prej barive”. Kjo ka impresionuar shumë vizitorë të ekspozitës, për shkak të talentit të tij jo vetëm në thurjen e vargjeve por edhe në vizatim.

“Gjatë punës për ekspozitën për 150 vjetorin e lindjes së Gjergj Fishtës, duke shfletuar materialet nga fondi i tij personal, hasëm në këtë vizatim të bërë nga vetë Fishta, në faqen e parë të dorëshkrimit të melodramës “Mesija, adhrue prej barive”.

Jo vetëm ne, por edhe shumë prej vizitorëve të ekspozitës u impresionuan, sepse “Homeri shqiptar” paska pasur dorë edhe për vizatim. Shumëkush qëndronte duke e parë me vëmendje, andaj vendosëm ta sjellim edhe këtu”, thuhet në postim.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave iu bashkua dje aktivitetit të organizuar nga bashkia Lezhë me një ekspozitë për 150-vjetorin e lindjes së poetit kombëtar At Gjergj Fishta. Ekspozita përmban dokumente origjinale nga veprimtaria krijuese e At Gjergj Fishtës si dhe mjaft fotografi nga fototeka e Arkivit. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!