Evolucioni i modelit të flokëve të Ariana Grande: Nga një vajzë e zakonshme në princeshën e Pop-it

schedule13:59 - 23 Tetor, 2020

schedule 13:59 - 23 Tetor, 2020

Kur bëhet fjalë për modelin e flokëve të kapura bisht, mendja shkon direkt tek Ariana Grande. Këngëtarja me famë botërore ka zhvilluar një karrierë të suksesshme që kur ishte fëmijë, por ndërsa u bë e famshme Ariana “përqafoi” stilin e saj unik. Por, përpara se të bëhej një personazh publik, këngëtarja dukej krejt ndryshe.

Një foto e saj kur ka qenë fëmijë është bërë publike, në të cilën shfaqet me flokë të errëta dhe kaçurrela, ku gjithashtu spikat dhe bukuria e saj. Asokohe Ariana ishte vetëm 13-vjeç dhe para se të merrte famë si të bënte ndryshime në look, Ariana dukej si një princeshë pop.

Në vitin 2008, Grande u shfaq me një stil krejt ndryshe: me flokë të drejta dhe ngjyrë të kuqe ndërsa mbërrin në mbrëmjen gala të Festivalit AFI 2009 me shfaqjen e “Fox Fantastic Mr.”

Ariana Grande

Epoka e flokëve bisht të këngëtares filloi në vitin 2012, pasi ajo doli në publik me flokë të kapura bisht poshtë. Ariana dukej joshëse me një ngjyrë flokësh gështenjë të errët në eventin Variety’s Power of Youth në Paramount Studios në 15 Shtator 2012 në Hollywood.

Ariana Grande

Në moshën 20 vjeç, ylli i pop-it mori pjesë në American Music Awards 2013 në Nokia Theatre LA Live më 24 nëntor 2013, duke spikatur me modelin e flokëve të kapura bisht sipër, si dhe me një ngjyrë bjonde në mjaltë.

Ariana Grande

Faza e bishtit të lartë të këngëtares pop arrin kulmin ndërsa ajo merr pjesë në American Music Awards në Microsoft Theatre në 20 nëntor 2016, në Los Anxhelos. Ajo i jep më shumë hijeshi stilit të saj duke shtuar gërsheta delikate në anët dhe pjesën e përparme të flokëve.

Ariana Grande

Ariana mori famë për rolin e saj si Cat Valentine në seritë televizive Nickelodeon Victorious për të luajtur më pas për shfaqjen “Sam & Cat”. Karriera e Arianës në pop filloi pothuajse në të njëjtën kohë kur Victorious përfundoi.  Vetëm një javë pasi lajmëroi publikiminn e albumit të ri këtë muaj, Ariana publikoi projektin më të ri që mban titullin “Positions|. /abcnews.al