Ana e “errët” e Georgina Rodriguez, akuzat që hedh xhaxhai ndaj saj: Ronaldo ka një grua të keqe

schedule11:43 - 23 Janar, 2022

schedule 11:43 - 23 Janar, 2022

Ishte krejtësisht e panjohur derisa në jetën e saj hyri Cristiano Ronaldo. Bukuroshja që i rrëmbeu zemrën yllit të fushës së blertë, tanimë është kthyer në një ndër vajzat më të komentuara. Do të bëhen sërish prindër dhe janë në pritje të binjakëve.

Në dokumentarin e Netflix, I Am Georgina, modelja 28 vjeçare deklaron se si është “të mos kesh asgjë dhe si t’i kesh të gjitha.” Ajo thotë se nuk do ta harrojë kurrë familjen dhe ku jetonte përpara se heroi portugez t’i ndryshonte tërësisht jetën.

Georgina Rodriguez do t'i tregojë botës për 'jetën e saj të ëndrrave' me të fejuarin Cristiano Ronaldo

Mirëpo, xhaxhai i saj, dëshmon të kundërtën me pretendimet e tij. Jesus Hernandez thotë se Georgina e ka injoruar pasi u lidh me Ronaldon dhe u bë nënë e një vajze të quajtur Alana Martina.  “Ajo mund të ndihet e turpëruar për ne dhe të konsiderojë se është më e mirë se ne sepse nuk jetojmë luksin e saj.

Nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Ajo më ka thirrur vetëm një ose dy herë që kur mora vesh se po dilte me Ronaldon. Edhe të tjerët janë mërzitur.“, ka thënë xhaxhai i saj i cili thotë se ka bërë gjithçka për të gjatë kohës kur babai i saj ndodhej në burg.

Ajo këmbëngul se nuk do ta harrojë kurrë familjen nga ka ardhur

“Kam shkruar në Facebook-un e Cristiano-s dhe kam thënë se ke gruan më të keqe në krah, nëse dëshiron ta dish, më kontakto, do të të them”. Cristiano është shprehur për partneren e tij se:”Ajo është gruaja me të cilën jam plotësisht i dashuruar.

Georgina më ka ndihmuar kaq shumë. Unë hap zemrën time për të, ajo hap zemrën e saj për mua. Jam shumë i lumtur me të.

Shfaqja e saj në Netflix do të transmetohet në 190 vende

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!