Një sasi lënde narkotike është kapur nga policia në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e cila do të trafikohej drejt Greqisë. Mësohet se ne pranga është vënë drejtyuesi I mjetit, ku u gjet e fshehehur edhe lënda narkotike.
Deri më tani nuk ka të dhënë për identitetin e personit të ndaluar, ndërsa sasia e drogës ishte fshehur në një vend të posaçëm të përshtatur për mbajtjen e lëndës narkotike. Dëri më tani mësohet se janë sekuestruar rreth 6 kilogramë lëndë narkotike heroinë e ndarë në copa në formë çokollate.
Në operacion janë përfshirë edhe forca të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore me dyshimin se të përfshirë rezultojnë edhe punonjës policie të pikës kufitare të Kapshtices.
Mësohet se janë disa persona të përfshirë dhe po punohet për zbardhjen e rolit të tyre në këtë kativitet kriminal./abcnews.al


