Amos Zaharia flet për planet e martesës

schedule21:30 - 18 Maj, 2019

schedule 21:30 - 18 Maj, 2019

Aktori i njohur dhe i dashur nga të gjithë Amosi Zaharia është në një lidhej prej 5-vitesh më vajzën që i ka rrëmbyer zemrën. Ajo quhet Gigliola, por çifti ndihet mjaft mirë pranë njëri-tjetrit dhe nuk e kanë aspak shqetësim ceremoninë e martesës për të zyrtarizuar lidhjen e tyre.

I ftuar këtë të shtunë në “Thumb” përballë Fatmës dhe Aulonës, aktori i njohur i teatrit tha ndër të tjera se, në të vërtetë, ai nuk beson te martesa.

Atij i duket shumë i çuditshëm fakti që t’i drejtohet një altari, pasi nuk e di nëse ajo dashuri nuk mund t’i mbarojë një ditë: “Ia ke thënë Gigliolës këtë?” – ishte pyetja e Aulonës pas kësaj “çudie” që i dëgjuan veshët asaj dhe të gjithë publikut, por Amosi pohoi pa hezitim: “Po, ia kam thënë. Unë mendoj se martesa është më shumë për fëmijën sesa për vetë çiftin. Derisa ne jemi mirë kështu bashkë, pse duhet të martohemi?” – tha ai, megjithatë nuk e përjashtoi mundësinë se edhe ata të dy mund të organizojnë një gjë të vogël për të “zyrtarizuar” lidhjen e tyre: “Kemi folur dhe mendojmë se do organizojmë diçka të vogël në bregdet me njerëzit më të afërt e miqtë e ngushtë…”
Po dasma mbretërore e motrës së tij me Princin? “Epo, atij i takonte të bënte dasmë të madhe. Pastaj ishte edhe një marketing shumë i mirë për Shqipërinë”,– tha Amosi për ceremoninë madhështore të dasmës së Elias dhe Princit Leka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!