Amnistia penale/ Manja: Është akt mëshire, Basha i pandershëm. Drafti do marrë mbi 90 vota

schedule11:13 - 22 Shkurt, 2024

schedule 11:13 - 22 Shkurt, 2024

TIRANË – Një akt mëshire dhe humanizmi e ka konsideruar minsitri i Drejtësisë, Ulsi Manja draftin për aministinë penale, i cili u tërhoq sot nga Kuvendi, në mungesë të 84 votave të deputetëve.

Në një prononcim për mediat, Manja akuzoi Lulzim Bashën si të pandershëm në propozimet e tij për amnistinë.

“Amnistia është akt mëshire, kërkojmë votat e deputetëve të Kuvendit. E kemi për detyrë të japim votat, janë 700 burra e gra që presin këtë akt mëshire. Amnisti duhet të bëjë cdo vit, për krime të lehta, për persona që janë rehabilituar, s’ka asgjë të keqe të shkojnë para familjeve.

Askush nuk kujtohet për kostot ekonomike dhe sociale për mbajtjen e këtyre njerëzve në burg. Nuk duam votat e Bashës me kusht. Dua votat e deputetëve. Votat janë në atë sallë, të jeni të bindur se do ketë mbi 90 vota, sepse ka deputetë të përgjegjshëm në atë sallë.

Bisedimet janë në dritë të diellit te drafti. Në zonat elektorale thonë e kemi amnistinë gati në seancë, sa dalin para kamerave bëhen mashtrues, votat fitohen kur të mbahen premtimet që bëjnë në zonë. Kjo është amnisti, kushtetuta i jep të drejtë sovranit të japë amnisti.

Basha ka kërkuar aministi për protestuesit 2018-2020, për shkatërrim prone, për shkatërrim prone me zjarr, goditje për shkak të detyrës. Pyetja është e thjeshtë, po për ata që protestuan më 8 janar do ketë amnisti? Që këtu janë të pandershëm. Amnistia është akt humanizmi.” u shpreh Manja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!