Ministria e Drejtësisë, ka vendosur që të zgjerojë kategorinë e personave që do të përfitojnë nga amnistia penale. Në një konferencë për shtyp, ministri Besfort Lamallari, tha se nga amnistia do të përfitojnë rreth 10 persona, nga të cilët 380 të dënuar do të lirohen ndërsa 900 të tjerëve do tu ulet dënimi.
Krahas personave që do të lirohen nga qelia, mes tyre gra dhe të mitur, do të jenë mbi 7 mijë persona që do t’i shuhen dosjet penale, për veprat, të “vjedhjes” dhe “drejtimit të parregullt të automjeteve”.
Nga kjo amnistri përjashtohen, personat që janë dënuar dhe proceduar nga GJKKO dhe SPAK. Sipas Lamallarit, amnistria i vjen në ndihmë edhe shqetësimit të ngritur në disa raporte të Këshillit të Europës, për numrin e lartë të paraburgosurve në Shqipëri.
Edhe Këshilli i Europës ka ngritur alarmin për numrin e lartë të paraburgimeve në Shqipëri.
“Është përgjegjësi e autoriteteve gjyqësore kombëtare të sigurojnë që, në një rast të caktuar, paraburgimi I një personi të akuzuar, të mos tejkalojë një afat të arsyeshëm. Gjykata për të drejtat e njeriut thotë qartë se barra e proves në këto raste nuk duhet të përmbyset duke ia ngarkuar personit të ndaluar detyrimin për të provuar ekzistencën e arsyjeve që justifikojnë lirimin e tij. Problemi i praktikës së paraburgimit në Shqipëri është përdorimi i tepruar dhe i paarsyetuar mjaftueshëm i kësaj mase, vecanërisht, në gjykatat e shkallës së parë, dhe gjatë rishikimeve periodike.” tha Gianluca Esposito zyrtar i Këshillit të Europës.
Ministri shtoi se për Kodit të Ri Penal, po vijon ende puna, ndërsa për ndryshimet e fundit që u miratuan në Parlament kishin të bënin me përafrimin e direktivave të dhëna nga Bashkimi Evropian. Lamallari shtoi se do të ketë një konsultim të dytë publik, e pasi të përfundojë drafti, do t’i dërgohet Komisionit Europian.


