Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Amnistia penale kalon sot në Kuvend/ 466 persona lirohen direkt nga Burgjet, 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi

schedule09:55 - 18 Qershor, 2026

schedule 09:55 - 18 Qershor, 2026

Amnistia Penale do të miratohet sot në Kuvend. 466 persona lirohen direkt nga burgjet, 11 gra, 1 i mitur. Ndërsa 869 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, 8 gra, 2 të mitur. Nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe GJKKO.

Siç ishte njoftuar më herët, amnistia penale pritet të miratohet në Kuvend, por pritet rishikimi i datës kufi të 31 dhjetorit 2025 për vendimet e formës së prerë. Si rrjedhojë, kjo do të zbulojë edhe numrin total të përfituesve. Nëse me amnistinë aktuale përfitonin ata që duhet të liroheshin nga 31 dhjetor 2025 deri në 31 dhjetor 2026, tani përfitojnë ata që duhet të lirohen edhe nga 31 maj 2026 deri në 31 maj 2027.

Me hyrjen në fuqi te amnistisë lirohen menjëherë gratë që u kanë mbetur deri në 4 vite burg dhe burrat që u kanë mbetur deri në 3 vite, pavarësisht dënimit fillestar.



Me përjashtim të veprave të rënda penale, përfitojnë gjithashtu gratë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël kur kanë kryer veprën.

Kategoritë nuk përfitojnë nga amnistia e plotë, por vetëm nga një ulje dënimi me një vit jane persona të dënuar për vepra të rënda penale, krime kundër njerëzimit, krime seksuale, vepra kundër fëmijëve, përfshirje në organizata kriminale apo korrupsion ndërsa përjashtohen personat e dënuar për krime kundër njerëzimit, Krime kundër jetës, krime kundër shëndetit, Krime kundër mjedisit, Krime kundër pavarësisë e rendit kushtetues, Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera, Krime me qëllime terroriste, Krime kundër autoritetit të shtetit,Krime kundër drejtësisë, Krime kundër zgjedhjeve, Krimet nga banda të armatosura dhe organizata kriminale, si dhe krime që gjykohen nga GJKKO./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!