Amnistia penale/ Drejtoresha e IVP Shënkoll: Përfitojnë 9 persona, ishin dënuar për prodhim dhe shitje droge

schedule13:28 - 24 Prill, 2024

schedule 13:28 - 24 Prill, 2024

Nëntë të dënuar në burgun e Shënkollit në Lezhë kanë përfituar nga zbatimi i amnsitisë penale, që nisi të mërkurën.

Drejtoresha e IVP Shënkoll, Nertila Koka deklaroi se 6 prej tyre lirohen dhe 3 të tjerët do të përfitojnë ulje të dënimit.

Këta persona u dënuan për prodhim dhe shitje droge.

“Sot finalizohet procesi i amnistisë. Në IVP Shënkoll kanë përfituar 9 persona, 6 prej të cilëve lirohen, 3 përfitojnë uljen e dënimi. Vepra penale që këto të dënuar lirohen dhe përfitojnë ulje dënimi, është prodhim dhe shiitje lënmde narkotike. Brenda ditës së sotme mbyllet procesi. Pjesa tjetër, është proces që nuk mbyllet sot, ka fazën tjetër që varet nga prokuroritë dhe gjykatat Është një proces që vazhdon”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!