Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News foli për amnistnë dhe pranimin e amendamentit të PD nga ana e Partisë Socialiste.
Ai theksoi se ligji lehtëson peshën e burgjeve të mbipopulluara.
“Nuk janë amendamente vetëm të Alibeajt ka amendamente edhe nga deputetë të tjerë. Qëllimi është humanist dhe universal”, tha ai, duke shtuar: “Nëse flasim për amendamentin e zotit Alibeaj, unë them që numri varion mes 500 apo 600 përfitojnë. Do të ishte një lajm i mirë nëse kalon, për të gjithë ato familje”.
Sa i përket Komisionit për Reformën Zgjedhore, Kollçaku shtoi se opozita duhet të heqë dorë
“Dje ishim në një takim me delegacion të “Bundestagut” gjerman dhe një deputet ngriti shqetësimin se opozita nuk ndihet e përfaqësuar. Të njëjtën gjë tha edhe deputeti gjerman. Këto janë çështje që zgjidhen edhe në gjykata. Ne diskutojmë për çështje të rëndësishme, këta përfaqësues duhet t’i flasin shqetësimet e tyre. Por ata krijojnë kaosin dhe thonë nuk na lë Garda”, përfundoi ai.
/abcnews.al/