Analisti Artur Zheji në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për projektligjin për amnistinë penale, duke u shprehur se nuk është në interes të mazhorancës që të ekspozohet.
Nga ana e tij analisti Skënder Minxhozi theksoi se palët do të duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët sepse nuk mund të vazhdojë sipas tij që në Parlament të shohim skena të karrigeve të kthyera përmbys për të penguar punimet në Kuvend.
Pjesë nga biseda në studio:
Artur Zheji: “Nuk e kuptoj dhe nuk e besoj që mazhoranca kërkon të përçajë më shumë opozitën. I bie ka pasur frikë protestën e 20 shkurtit. Kemi pasur perceptimin që luan për fitoren në xhep, jo për barazimin. Nuk është në interes të mazhorancës të ekspozohet për një amnisti. Nuk bëhet fjalë për peshqit e mëdhenj, unë mendoj se janë për të çliruar burgjet nga dendësia, ose ndonjë qokë tek tuk. Shumë zhurmë për asgjë. Nëse kemi të bëjmë me një lëvizje për përçare e mëtejshme të opozitës edhe se gjykoj se nuk ka çfarë të përçahet më shumë. Unë mendoj që po bëhet shumë zhurmë për asgjë, me amnistinë penale. Radikalizimi i situatës në Kuvend ndoshta është përtej mundësive menaxheriale që zysha tolerante ka. Zonja Nikolla njihet për profilin e saj tolerant. Kur loja politike bëhet radikale dhe e fortë ndoshta fryma tolerante e Nikollës nuk është ajo që duhet.
Skënder Minxhozi: Mendoj që kur ke 77 vota është parimore që të mos bazohesh gjithmonë tek votat e pista që dalin orën e fundit. Kjo ide virtuale e mbifuqisë që është krijuar për socialistët është mirë të bjerë me këmbë në tokë. Parlamenti nuk po ushtron dot funksionin e tij normal në kushte normale punë. Në një moment kur jo vetëm parlamenti por edhe Shqipëria i drejtohet takimeve të rëndësishme, palët do të duhet të ulen dhe të bisedojnë. Pra do të duhet që edhe mazhoranca të cedojë diçka nga interesi i saj, pra të dakordësohet diku. Sepse parlamenti nuk mund të shkohet vetëm me karrige të thyera apo vota të blera.
Artur Zheji: Rama ka zgjedhur këtë linjë që ta lërë në rënie të lirë. Ata duan t’i thyejnë karriget.
/abcnews.al/