“Amnistia fiskale”, Shkodra: Që ky ligj të funksionojë, duhet që paratë të investohen vetëm në turizëm dhe bujqësi

schedule19:47 - 5 Korrik, 2022

schedule 19:47 - 5 Korrik, 2022

Projektligji për amnistinë fiskale ishte një tjetër temë diskutimi që u diskutua në studion e “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi.

Për të folur për këtë temë në një lidhje me “Skype”, eksperti i ekonomisë Arben Shkodra, tha se i jep shumë hapësirë pastrimit të parave të paligjshme.

Sipas Shkodrës që drafti për “Amnistinë Fiskale” të funksionojë në rast se kalon, atëherë duhet të vendosen dy kritere të forta.

E para duhet të amnistohen edhe bizneset që kanë gjoba dhe që kanë një nipt pasiv, ndërsa momenti i dytë është që personat që duan të deklarojnë paratë e tyre, të mos lejohen të investojnë në biznes për të konkurruar biznesin e ndershëm, por të investojnë në dy sektorë kritikë të ekonomisë së vendit, në turizëm dhe bujqësi.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: Do të kemi prodhim të naftës dhe gazit tha Rama dhe do të kemi eksport të tyre, flasim për afatgjatë?

Shkodra: Unë mendoj që mos jetë si diskutimi i satelitëve, mendoj që qeveria t’i rikthehet asaj që ne kemi kërkuar, të kemi një plan industrial. Nëse kryeministri e rimendon këtë gjë është lajm i mirë. Të kërkojmë çfarë ka nëntoka shqiptare ti mbështesim ato, në mënyrë që një pjesë të konsumit tonë të fillojmë dhe ta eksportojmë, por kjo nuk kërkon vetëm deklarata, por duhet plan afatmesëm dhe afatgjatë. Ne mund të themi gjithë ditën që kemi nëntokë shumë të pasur, por që ta nxjerrësh në sipërfaqe kërkon shumë investime.

Xhokaxhi: KE ka reaguar për amnistinë fiskale, ku ngre disa shqetësime, i pari me pamundësinë e kontrollit të pastrimit të parave. Rreziku më i madh i amnistisë është pastrimi i parave, fakti që ka një tavan deri në 2 milionë euro, e zbut?

Shkodra: Po pse dy milionë? Pra pop të humbim në shifra nuk do kuptojmë thelbin. Në thelb amnistia është për të amoralizuar shqetësimin e grupeve të caktuara. Në shoqërinë tonë në këtë amoralitet shumë shohin për të kthyer në potencial zhvillimi. Në fakt kjo ka dy vite që diskutohet, ku u tha se kemi emigrantë jashtë dhe kanë punuar me vite të tëra dhe kanë kursime, bie si tezë se e kanë thënë të gjithë se është e pamundur që emigrantët të bëhen pjesë e saj. Nga ana tjetër ky draft nuk parandalon individët që nuk kanë një dëshmi penaliteti të zeze, por kanë qenë në hije dhe kanë punuar në mënyrë të paligjshme. A po e bëjmë ne amnistinë për këta persona? Pas 30 viteve për mënyrën se si kemi bërë politikë ekonomike, ka sens që ne të themi se kemi nevojë për amnisti të plotë të përgjithshme, por pas amnistisë shitemi i tvsh-së duhet të funksionojë në mënyrë perfektë.

Xhokaxhi: Sa janë gjasat të anulohet drafti edhe këtë herë?

Shkodra: Nëse qeveria e ka vendosur ta bëjë këtë gjë, ne kemi bërë dy kërkesa, e para është që edhe niptet pasive 140 mijë qytetarë shqiptarë t’i shuhen detyrimet siç po u shuhen dhe qytetarëve që vijnë edhe individëve me para të çuditshme. Nga ana tjetër këto para nuk duhet të futen në ekonomi për tu bërë konkurrencë bizneseve të ndershme, por në bujqësi dhe turizëm.

/Abcnews.al/