Amnistinë fiskale kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një trampolinë për të shkuar në një sistem tjetër me të saktë të zbatimit të ligjit për sa i përket deklarimit të pasurisë.
Sipas Ramës Shqipëria vetëm 20 vitet e fundit kanë punuar me sisteme bankare dhe nëse shteti nuk u krijon mundësinë e amnistisë nuk mund të pritet sipas tij një fiskalizim i lartë.
I pari i qeverisë u shpreh se pas amnistisë fiskale gjithçka do shtrëngohet dhe nuk do kenë mundësi shfajësimi.
“20 vite janë në banka në Shqipëri në 10 vitet e para janë pa banka. Amnistia është hapësira e fundit e një tranzicioni drejt një shtrëngimi tjetër në funksion të llogaridhënies së individëve me shtetin, si taksapagues. E kem shtrirë fashën e deklarimit individual, por nuk e shtrim dot deri në fund se nuk i kërkon dot llogari deri në fund nëse nuk ia ke dhënë mundësinë ta legalizojë atë që ka. Kanë pasur një shtet që nuk iu garantonte një sistem bankar. Si Holanda pas luftës. Në këtë sense amnistia duhet parë si një trampolinë për një sistem tjetër të zbatimit të ligjit.” tha Rama.
/abcnews.al/